Problemet dhe dhuna në familjen shqiptare s’ka të sosur. Policia e Fierit ka parandaluar një ngjarje të rëndë. Aranit Shahaj, 53-vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cakran. Sipas policisë në grindje e sipër 53-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë gjahu bashkëshorten e tij, shtetasen B.Shahaj, 55 vjeçe.

Ai fillimisht e ka dhunuar barbarisht dhe më pas ka marrë armën e gjahut dhe ka tentuar ta vrasë. Burri ka qëlluar tre herë në drejtim të gruas, por fatmirësisht pa shenjë. Në një moment kur gruaja ka shpëtuar nga burri, ka njoftuar policinë.

Efektivët kanë arrestuar në flagrancë Aranit Shahajn, ndërsa kanë sekuestruar armën e gjahut teke model “BERETTA” dhe 3 gëzhoja arme gjahu./ tvklan.al