Shkolla540 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në mbarë vendin nisën sot vitin shkollor 2014-2015.

Për herë të parë janë ulur në bankat e shkollës edhe 32 mijë vogëlushë.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi gjimnazin “Ismail Qemali” për të uruar nxënësit për një vit të mbarë shkollor.

Ai u ndal tek projekti i shkollave komunitare.

Po ashtu Kryeministri paralajmëroi se nuk do të ketë mësues që japin lëndë jashtë formimit të tyre arsimor siç edhe ka ndodhur deri më sot.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, zgjodhi gjimnazin “Eqerem Çabej”, në njësinë numër 4 në kryeqytet për të uruar nxënësit.

Ai vizitoi mjediset e shkollës e cila sapo ka përfunduar së rindërtuari.

Gjimnazi “Eqerem Çabej, prej vitesh ishte në një gjendje të mjerueshme.

Ai është rindërtuar tërësisht me fondet e Bashkisë së Tiranës.

Tv Klan