Kastriot Ahmeti, një 56 – vjeçar nga fshati Rabie i Memaliajt ka përfunduar në pranga, pasi tentoi të përdhunonte një grua.

Në një njoftim të shkurtër të policisë sqarohet se gjatë ditës së martë, Ahmeti ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me 59 vjeçaren e V.F.

Burri përfundoi në pranga të mërkurën dhe tashmë duhet të përballet me drejtësinë./tvklan.al