Dhuna ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve vazhdon të jetë në nivele shqetësues në shoqërinë shqiptare. Raporti i fundit i “Save the Children” ka nxjerr në pah se 58% e tyre dhunohen, ndërsa ndihen të mbingarkuar dhe stresuar nga shkolla.

“58 përqind e fëmijëve kanë parë fëmijë që të dhunohen fizikisht, ndërsa 34 përqind e tyre kanë qenë viktimë e bullizmit. 85 përqind e fëmijëve ndihen të stresuar nga rezultatet në shkollë dhe 73 përqind e tyre raportojnë se ndihen të stresuar nga detyrat në shkollë. Ndërsa 10 përqind e fëmijëve nuk ndihen të sigurt në shkollë.”

Për Avokatin e Popullit, shqetësim është mos raportimi i problematikave që lidhen me dhunën, apo të tjera fenomene.

“Një nga problemet që kemi pasur në institucion është që nuk kemi parë shumë ankesa nga fëmijët. Kjo gjetje, që 94 përqind e tyre projektojnë jetën e tyre jashtë vendit duhet të na bëjë që të mendohemi, pasi realisht tregon se vendi që kemi nuk është ai që fëmijët tanë duan”

.

Bazuar në këtë studim, thuajse gjysma, 30% e adoleshentëve thonë se nuk janë pyetur asnjëherë për çështje që u përkasin.

Tv Klan