tapppNë vitin 2019 – të Shqipëria pritet të nisë furnizimin me gaz nga Azerbajxhani përmes gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline.

Në këtë kuadër qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet për krijimin e infrastruktures së nevojshme për shpërndarjen dhe transportin e gazit.

Lidhur me këtë, qeveria zvicerane ka dhënë së fundmi një fond prej 6.6 milionë euro, që do të mundësojë krijimin e një rrjeti të shpërndarjes së gazit në Shqipëri.

BE ka financuar me 1.1 mln euro për hartimin e masterplanit, të cilën do ta kryejnë kompanitë e naftës së Azerbajxhanit, të cilat kanë përvojë të madhe në gazifikimin e vendit të tyre dhe të tjera si Gjeorgjia apo Turqia.

Tv Klan