Hani pak dhe shpesh

Doktoresha Marilyn Glenville sygjeron se një nga mënyrat më të mira për të reduktuar stresin është balancimi i sheqerit në gjak. Ndryshimi i nivelit të sheqerit që ndodh gjatë ditës, kur kaloni periudha të gjata pa ngënë, stimulon hormonet e stresit. Prandja ajo këshillon që të merrni me vete racione të vogla ushqimesh dhe të hani çdo 3 orë, racione që përmbajnë proteina. Racioni mund të jetë një vezë e zier, 10 – 12 bajame ose fruta të ndryshme.

1

Qeshni me të madhe

Të qeshësh është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur larg stresin. Studimet tregojnë se e qeshura furnizon trurin me energji, redukton hormonet e stresit, përmirëson imunitetin dhe zvogëlon dhimbjen. E qeshura shkakton gjithashtu çlirimin e endrofinës, neurotransmetuesit që na bën të ndihemi mirë dhe na relakson.

2

Gjëja më e rëndësishme është të koordinosh aktivitetet fizike

Sipas doktoreshës, e rëndësishme është që të ketë një koordinim të mirë mes aktiviteteve fizike që njeriu zhvillon. Ajo rekomandon që të mos bëni ushtrime apo vrap përpara gjumit, sepse kjo do të rrisë adrenalinën, ritmin e zemrës dhe të frymëmarrjes, duke e bërë të vështirë të flini gjumë. Studime të shumta kanë dalë në konkluzionin se gjëja më e mirë është që aktivitetet fizike të kryehen në mëngjes, ndërsa në darkë rekomandohet aktivitete më të lehta, si përshembull një shëtitje. Glenville sygjeron se nëse gjendja e stresit është bërë kronike atëherë aktiviteti fizik është i domosdoshëm.

3

Vezë për mëngjes

Vezët janë një burim i mirë serotonin, një hormon që ju bën të ndiheni mirë. Trupi e prodhon atë kur furnizohet me ushqime si peshku, bananja, bajamet. Një mënyrë e mirë për të nisur ditën është të kosumoni një tost me vezë, ose produkte të tjera që prodhojnë këtë hormon.

eggg

Bëni pushim

Nëse mund të ndaloni vetëm për pak minuta, gjeni një vend të qetë, mbyllni derën, fikni telefonin dhe merrni frymë thellë. Ndërkohë që merrni frymë, mundohuni të ç’ tensiononi çdo pjesë të trupit, në mënyrë që të relaksoheni.

5

Kafeina merret në forma të ndryshme

Kafeina është një stimulant që e motivon trupin të çlirojë hormonet e stresit, duke ju bërë të ndiheni më të stresuar dhe duke shtuar gjendjen e ankthit. Megjithëse kafeina është një lloj droge e lehtë, nuk rekomandohet që ta ndërprisni atë menjëherë sepse mund t’ju shfaqen dhimbje koke, të përziera, lodhje dhe depresion.

kafeinaa

Prandaj e mira është ta ndërprisni gradualisht. Duhet të keni kujdes sepse substanca të ngjashme me kafeinën, që ju bën të ndiheni nervozë, gjenden edhe tek çokollata e zezë, coca – cola dhe çaji i zi./tvklan.al