Një 21-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi po transportonte 6 sirianë me kamionçinë.

Policia e Gjirokastrës tha se Mato Proko,banues në Lazarat, Gjirokastër u arrestua në aksin rrugor të fshatit Poliçan, Bashkia Dropull, pasi u kap duke transportuar me automjetin 6 Sirianë, përkundrejt fitimit.

Në njoftim thuhet se sirianët po merren në pyetje në zyrat e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, ndërsa i riu akuzohet për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”./tvklan.al