Ky është momenti kur Policia e Tiranës ndërhyn në një hotel në periferi të kryeqytetit, ku ushtrohej prostitucion. Pesë meshkuj u kapën teksa kryenin marrëdhënie seksuale në grup me një femër.

Ajo ishte ofruar kundrejt një pagesë prej rreth 50 eurosh për secilin. Në kërkim janë shpallur 3 persona, organizatorë të rrjetit, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë. Sipas policisë, femrat rekrutoheshin nga një prej pjestareve të grupit, e cila është shpallur në kërkim.

Kjo e fundit gjente femra, kryesisht studente apo vajza në vështirësi ekonomike dhe ua ofronte këtë aktivitet si punë. Të nëntë personat akuzohen për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Në momentin e ndalimit të personave nga njësitë “Shqiponja”, të arrestuarve iu gjetën edhe disa doza kokainë.

Tv Klan