ushqime

Bill Marley ka studiuar ushqimet për rreth 20 vite. Ai publikoi së fundmi në gazetën ”The Sun”,  një artikull në të cilin listonte 6 ushqime që nuk i konsumon më, të cilat sipas tij kanë tendencë të jenë shkak për helmimet.

qumshti

1.Qumshti i pasterilizuar dhe lëngjet e paketuara

Bill shpreh se qumshti i pasterilizuar është plot me baktere, virusë dhe parazitë.

lakra

2.Lakra e papërpunuar

Lakra e papjekur dhe e gatuar lehtë sipas Bill, ka qenë e lidhur me 30 helmime në ShBA. Lakrat, duke përfshirë këtu jonxhën, tërfilin, rrepën  përhapin infeksion dhe kjo si pasojë e ndotjes bakteriale në farat e tyre.

mish

3.Mishi i pabërë

Një copë mish që nuk është gatuar e pjekur mirë, mund të sjellë infeksion. Bill këmbëngul që mishi duhet të piqet mirë sepse bakteret që janë në sipërfaqe mund të depërtojnë edhe në brendësi.

frutat

4.Frutat dhe perimet e konservuara në frigorifer

Sa më shumë ti konservojmë dhe ti ruajmë frutat në frigorifer aq më shumë rrezik ka që ato të shkaktojnë helmime. Këto ushqime të japin komoditet të madh, por nuk ja vlen rreziku, sygjeron Marley.

veza

5.Vezë të pabëra

Edhe pse sot rreziku i hemimit nga veza është më i ulët se 20 vitë më parë, Bill ngulmon që të shmangni çdo rrezik nga hemimi, vezët duhet të jenë të ziera oose të skuqura mirë.

2222222222222222222

6.Molusqe dhe prodhime të tjera deti, të pabëra

Ushqimet e detit, veçanërisht molusqet shkaktojnë një sërë helmimesh në ushqim. Molusqet grumbullojnë në guackën e tyre një sërë bakteresh të ndodhura në det, prandaj ato duken pastruar dhe pjekur mirë./tvklan.al