Policia po heton një vrasje tjetër në Londër, pasi një person u qëllua për vdekje jashtë një stacioni metroje dhe një tjetër u plagos.

Viktima, i cili nuk është identifikuar ende mendohet të jetë rreth 30 vjeç, u gjet i vdekur jashtë stacionit të metrosë Queensbury në veri-lindje të Londrës.  

Një tjetër 20-vjeçar ndodhet në spital pasi mbeti i plagosur me armë.  

Sipas

Daily Mail

, nuk ka ende të arrestuar.

Kjo është vrasja e 61 në Londër brenda këtij viti ku 10 prej tyre janë qëlluar me armë zjarri. Shkalla e vrasjeve në kryeqytetin britanik për herë të parë në histori ka kaluar atë të Nju Jork-ut./tvklan.al