Një 63-vjeçar në Kurbin është arrestuar nga policia pasi u konfliktua me fqinjët e tij në fshatin Shkopet për rrjetin e ujësjellësit. Sipas policisë, Ndue Rica posedonte edhe armë e municione pa leje.

Në një ambient pranë banesës së tij, ju gjetën të fshehura dy pushkë, 19 kapsolla detonatore, 5 metra fitil zjarrpërcjellës, 835 fishekë dhe 3 karikatorë.

Policia dyshon gjithashtu se 63-vjeçari ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit të këtij fshati. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim të rrjetit të ujësjellësit.

/tvklan.al