Një burrë ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi ngacmoi dy vajza të vogla.

Ai është Ilmi Sulejmani 64 vjeç, banues në këtë qytet.

Sipas policisë, Sulejmani ndodhej në autobusin e linjës Durrës – Porto Romano në lagjen Nr. 11, kur ka ngacmuar me shikime, gjeste e fjalë dy të miturat me iniciale K. M. 10 vjeçe dhe  K. M. 11 vjeçe./tvklan.al