Një grua 64 – vjeçare ka sjellë në jetë dy binjakë, një djalë dhe një vajzë, në Burgos të Spanjës. Bebet lindën me prerje cezariane, metoda e zakonshme për raste të tilla të rralla.

Sipas mediave spanjolle gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, i ishte nënshtruar një trajtimi fertiliteti në SHBA.

BBC shkruan se si nëna ashtu dhe dy të porsalindurit gëzojnë shëndet të plotë. Djali peshon 2.4 kilogramë ndërsa vajza 2.2.

Në 2012 –ën, ajo mësohet se solli në jetë një vajzë, për të cilën u kujdes shërbimi social për shkak të frikës se mund të kishte probleme me shëndetin. Punonjësit thanë se në momentin që e kishin marrë të voglën ajo kishte higjenë të varfër e rroba të vjetra. Megjithatë, deri më tani nuk është marrë asnjë vendim sa përket nënës së binjakëve.

Gjatë viteve të fundit, mediat spanjolle kanë raportuar për të paktën 2 gra të tjera në të 60 – at, që kanë sjellë në jetë fëmijë. Në Prill të 2016 – ës, një 70 – vjeçare nga India solli në jetë një djalë të shëndetshëm./tvklan.al