Mungesa e energjisë jo gjithmonë vjen për shkak të thatësirës. Në raste të veçanta fajtor mund të jetë edhe një zvarranik.

Rreth 6500 persona mbetën pa energji elektrike të hënën në mbrëmje për rreth 3 orë, në disa zona të Pensilvanisë, në SHBA. Në errësirë mbetën banorët e Loveland, Johnstown, Milliken dhe Platteville

Gjithçka nisi kur një gjarpër u fut në disa pajisje në stacionin elektrit të Johnstown.

Zyrtarë të policisë thanë se kur kishin mbërritur në stacion e kishin gjetur gjarprin brenda pajisjeve dhe lëvizjet e zvarranikut kishin shkaktuar një zjarr të vogël. Falë ndërhyrjes të zjarrfikësve u bë e mundur shuarja e flakëve pa shumë vështirësi.

Tentativa e zvarranikut i kushtoi atij ekzistencën, pasi nuk mundi të mbijetonte./tvklan.al