67 % e ujit të pijshëm humbet dhe për rrjedhojë nuk faturohet. Situata është pothuajse e njëjtë me tre vitet e fundit dhe sipas Entit Rregullator të ujit shkak është keqmenaxhimi nga shoqëritë e ujësjellësave.

Përveç keqmenaxhimit, ndërmarrjet e ujësjellësit kanë rritur edhe shpenzimet, çka sipas kreut të Entit Rregullator mund të çojë në rritje të tarifave për ujin e pijshëm.

Por Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj e quajti të papranueshme një rritje çmimesh në kurriz të qytetarëve për shkak të keqmenaxhimit nga ndërmarrjet e ujësjellësit.

Sipas Enit Rregullator të Ujit kohëzgjatja e furnizimit me ujë dhe cilësia e ujit të pijshëm, i ofruar nga shumica e shoqërive vazhdojnë të jenë në të njëjtat parametra gjatë tre viteve të fundit dhe konsumatori ka ndjerë shumë pak përmirësime gjatë vitit të kaluar për këtë shërbim.

Tv Klan