TALASEMIAMbi 7 % e shqiptarëve janë bartës të talasemisë, e cila është një sëmundje e trashëguar nga një defekt gjenetik në rruzat e kuqe të gjakut. Në ditën botërore të kësaj sëmundje doli në pah se Shqipëria vazhdon të sjellë në jetë fëmijë talasemikë, në një kohë kur vendet e rajonit dhe Europës thuajse e kanë parandalur këtë sëmundje. Ministri i Shëndetësi Ilir Beqaj u shpreh se si masë parandaluese, mund të përdoret testimi i të rinjve që në adoleshencë.

Në vend numërohen mbi 500 të sëmurë talasemikë, ku 200 prej tyre janë fëmijë të moshës pediatrike. Kreu i Shoqatës së Talasemisë u shpreh se kjo kategori ka një sëre problematikash që duhen zgjidhur.

Të qenit bartës i talasemisë nuk përbën problem. Por lidhja martesore mes dy bartësve sjell në jetë fëmijë të sëmurë me talasemi apo bartës. Sipas përllogaritjeve, 1 në 4 femijë i lindur nga një çift bartësish është i sëmurë, 2 janë bartës dhe vetëm një prej fëmijëve mund të lindë i shëndoshë. Talasemikët janë të detyruar të kryejnë një herë në muaj trasfuzion gjaku.

TV KLAN