Pasi kanë mësuar prej tyre, nxënësit e shkollës “Hoteleri-Turizmit”, kanë vendosur që në 7 mars, t’ju shërbejnë mësuesve. Kanë vënë në funksion dijet e marra ndër vite për të gatuar dhe shërbyer një mëngjes festiv, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi.

“Në investimet e këtj viti, do të duhet të 2-fishojmë kapacitetet e shkollave. Kjo shkollë do të marri hapësirë më shumë, për të patur më shumë klasa.”

Në emër të qeverisë dhe parlamentit, është përzgjedhur Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për të përcjell urimet për mësuesit, nga gjimnazi “Sami Frashëri”.

Saimir Tahiri, Ministri i Brendshëm:

“Ndër detyrat, kjo është detyra që i vlen më shumë qeverisë, për sa kohë që i shërben brezave të tërë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranë Erion Veliaj, ka zgjedhur të përurojë ambientet e reja të gjimnazit “Qemal Stafa” në ditën e 7 Marsit.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës:

“Nuk besoj se kishte një ditë më të bukur, për të hapur shkollën e re “Qemal Stafa” sesa dita e 7 Marsit”   

7 marsi ka shërbyer jo vetëm për të shprehur urime, por edhe për të respektuar mësues që kanë dhënë një kontribut, në mesimdhenie ndër vite.

I tillë është rasti i profesorit të matematikës Sofokli Garo. Ai u nderua me titullin “Nderi i qytetit të Durrësit”.

TV Klan