Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta vijojnë të krijojnë probleme në të gjithë vendin, duke shkaktuar zjarre me shumë vatra.

Përgjatë orëve të fundit ka pasur 7 vatra zjarri në pyje në qarqet Shkodër, Fier, Berat, Dibër, Durrës dhe Korçë.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë me gjithë vështirësitë e terrenit. Në ndihmë të Emergjencave Civile, për shuarjen e zjarreve janë përfshirë shumë efektivë të forcave Zjarrfikëse, të Ushtrisë e policisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.

/Tv Klan