Virtuozët finalistë të 9 mbrëmjeve spektakël talentesh në muzikën klasike janë shtatë. Treshja e jurisë dha verdiktin e saj, pasi i dëgjoi dhe i pa për të dytën herë në konkurrimin e së Dielës. Në gjininë e kantos, fitues janë dy djemtë, Arturi dhe Xhoideni.

Në balet, dy zonjushat Menajda dhe Eskejda.

Tre më të mirët në instrument, Laura, Tedi dhe Klaudio. 

Konkurrimi mes 14 të rinjve, shpesh here i la vendin edhe të ftuarve të mbrëmjes. Mirjam Tola doli në profesionin e saj, të sopranos, pas 9 javësh gjyqtare te “Virtuozët”.

Nga Gjermania, e konkretisht nga Teatri i Operas së Berlinit, për të dhënë mesazhin e saj erdhi pianistja dhe dirigjentja Elda Laro.

Pak para shpalljes së finalistëve, për herë të parë në një skenë shqiptare u ngjit një emër i jashtëzakonshëm i baletit klasik, e vlerësuar në 2011 si balerina e dekadës, spanjollja Lucia Lacarra. Te “Virtuozët” kërceu me bashkëshortin e saj, një tjetër balerin shqiptar i suksesshëm, Marlon Dino.

Produksioni prezantoi në gjysmëfinale edhe kupën që do të çojë në shtëpi secili nga finalistet në gjininë e kantos, baletit dhe instrumentit, të Dielën e 15 Prillit, në Klan.

Tv Klan