Kanë bërë xhiron e botës pamjet e kamerave të sigurisë, ku shfaqen dy mësuese të një shkolle fillore në Ohio të Shteteve të Bashkuara, tërheqin zvarrë një djalë 7-vjeçar, i cili vuan nga çrregullimet në sjellje.

Dy mësueset e tërheqin djalin me forcë në mënyrë që ta fusin brenda ambienteve të shkollës. Siç shihet në pamje, i mituri refuzon vendimin e mësuesve njëra prej të cilave përfundon duke e tërhequr zvarrë atë nëpër korridoret e shkollës.

Ajo që bëri më shumë përshtypje nga pamjet e publikuara është fakti se asnjë person nga stafi pedagogjik që pa skenën, nuk reagoi.

Video ka shkaktuar zemërimin e mijëra përdoruesve të rrjeteve sociale, por megjithatë autoritetet thanë se mësueset nuk do të akuzohen penalisht. Ato mund të përballen me procedura disiplinore.

Ngjarja ka ndodhur ne muajin maj, por pamjet u bene publike ne fillim te muajit gusht. /Tv Klan