Një grua në Guatemala kishte një tumor që rritej në mitrën e saj për 7 vjet me radhë, me një peshë të pabesueshme prej 32 kilogramësh.

Mjekët në vendin e Amerikës Qendrore kryen një operacion tepër kompleks, por të suksesshëm mbi gruan 40 – vjeçare.

Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, pacientja shkoi në spital me një masë gjigande në pjesën e barkut, që e bënte atë që dukej sikur ishte shtatzënë me disa bebe dhe i kishte zvogëluar stomakun.

Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet publik, u diagnostikua me

leiomyoma

, e njohur gjithashtu si fibrozë, një tumor beninj që në raste të rralla mund të kthehet në kancer.

Megjithatë, pavarësisht se u diagnostikua me këtë problem 7 vjet më parë, ajo nuk kishte pranuar të trajtohej për shkak të arsyeve kulturore.

Një student mjekësie e postoi fotografinë e rastit të saj në një website që i lejon profesionistët e shëndetësisë të postojnë në mënyrë anonime raste të pacientëve.

Një infermiere e regjistruar në këtë portal shkruajti:

‘Mbeta gojëhapur dhe m’u desh kohë që të kaloja tek fotografia e dytë. Pa fjalë! Trupi i njeriut është kaq i mrekullueshëm’.

Sipas librit të Rekordeve Botërore Guinness, fibroza më e madhe e regjistruar më parë peshonte 30 kilogramë. Ajo i përkiste një gruaje nga India dhe u hoq me sukses në Dhjetor të 2005 -ës .

Rasti i ri, peshon 2 kilogramë më shumë, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm botëror.

Sipas studentit që postoi imazhet e operacionit të saj, gruaja është rikuperuar totalisht.

*Rreth 1 në 3 gra zhvillojnë fibrozë – beninje brenda ose jashtë mitrës, kryesisht në moshën 30 dhe 50 vjeçare.

Kjo besohet se ndodh më shpesh tek femrat mbipeshë ose obeze, pasi mbipesha shkakton rritje të oestrogjenit në trup.

Këto lloj tumoresh mund të shkaktojnë dhimbje të forta gjatë ciklit apo gjatë marrëdhënieve seksuale.

Në disa raste mund të çojnë edhe në anemi, mungesë hekuri, lodhje konstante dhe probleme me frymëmarrjen.

/

tvklan.al