Një i ri është arrestuar në flagrancë në Vlorë teksa përgatitej të transportonte 70 kg kanabis me furgon nga pallati i tij.

Droga, e vendosur në 4 qese të zeza plastike, u kap në sheshpushimin e një pallati në lagjen “Pavarësia” Vlorë.

Në një njoftim për mediat, policia tha se në pranga ka përfunduar Nikolas Toçaj, 24 vjeç, banues në qytetin bregdetar.

Në hyrjen e pallatit është gjetur edhe një automjet tip furgon Ford, nën përdorimin autorit të dyshuar, i cili besohet se do të përdorej për transportimin e drogës./tvklan.al