Një grua 70-vjeçare pretendon se është shtatzënë me fëmijën e saj të tetë. Maria de la Luz nga Meksika, thotë se është në muajin e gjashtë të shtatzanisë dhe pret një vajzë. Maria tregon se ka bërë eko për t’u siguruar dhe shprehet se dyshimet i lindën para 3 muajsh.

“Kisha të vjella dhe marrje mendsh. Tani kam bërë rreth 10 analiza në një klinikë private dhe në spitalin publik. Mjekët nuk e besonin dot”

, u shpreh 70-vjeçarja.

Maria do të bëhet nëna më e vjetër në botë nëse pretendimet e saj rezultojnë të vërteta. Disa nga fëmijët e saj nuk ishin të kënaqur me këtë lajm, duke arsyetuar se ajo “është shumë e vjetër për këto gjëra”. Më 18 Korrik, Maria ka takim me një gjinekolog dhe pret që të bëjë lindje cezariane për shkak të moshës së saj./

tvklan.al