E bija e dy pensionistëve, të cilët ndërruan jetë në një nga ditët më të nxehta të vitit, ka folur për pikëllimin që i ka shkaktuar humbja e prindërve.

Toni Williams, 86 vjeç dhe bashkëshortja e tij Faith, 87, u gjetën të shtrirë me fytyrën përdhe, pranë njëri – tjetrit, në oborrin e shtëpisë së tyre.

Vajza e tyre Ruth Williams, tha se prindërit e saj ishin dashuruar që në vegjëli dhe se ishin shembulli më i mirë i një dashurie, e cila zgjati mbi 70 vjet.

Gjatë gjykimit të çështjes u tha se vajza e tyre kishte marrë në telefon një mik të familjes, sepse prindërit e saj nuk po i përgjigjeshin thirrjeve.  

Daily Mail

shkruan se gjykata vendosi që vdekjet e Z. dhe Znj Williams ishin të rastësishme dhe kishin ndodhur pasi Z. Williams humbi ndjenjat në kopsht, ndërkohë që zonja e tij kishte shkuar për ta ndihmuar, por vdiq edhe vetë.

Duke folur për gjykatën, vajza e tyre tha:

“Prindërit e mi kanë pësuar lëndime pasi kanë rënë në pjesën e pjerrët të një makine. Babai kishte brinjë të plasaritur ndërsa mamaja kishte dëmtime në kokë. Gjithçka ndodhi për shkak se babai im po përpiqej të spërkaste ca barëra të këqinj ndërsa ishte një mot i mirë”./tvklan.al