5

Për të festuar 75 – vjetorin e lindjes së John Lennon bashkëshortja e tij Yoko Ono, organizoi një vargan me njerëz të kapur përdore në Central Park në New York. Rreth 2 mijë persona morën pjesë në këtë ceremoni dhe të kapur përdore, formuan simbolin gjigant të paqes.

Në këtë mënyrë, bashkëshortja e Lennon, donte të theksonte mezazhin paqësor të gjeniut të muzikës, që u vra mbrëmjen e 8 dhjetorit përpara shtëpisë së tij, pikërisht në Central Park. Për të kujtuar legjendarin Lennon, janë pregatitur disa ceremoni në mbarë botën.

Në Reykjavik, ashtu si çdo vit, Yoko Ono do të ndezë kullën e dritës, një imazh i paqes. Ndërsa në Los Angeles do të ketë një grumbullim të fansave. Në Liverpul, qytet ku Beatles kanë performuar qindra herë, është parashikuar një concert përkujtimor me disa nga këngët më të famshme të grupit legjendar si: “Imagine”, “Instant Karma”, “Woman” apo “Give Peace a Chance”, një himn i lëvizjes paqësore. John Lennon mbetet edhe sot një mit i muzikës së të gjitha kohrave, një vizionar i cili ka krijuar një gjini muzikore, të cilës i është referuar e gjithë bota.

Tv Klan