Policia e Ventimiglia-s në Itali, ka ndaluar një shqiptar i cili drejtonte një makinë me letra franceze dhe që po transportonte 6 persona me origjinë sudaneze dhe irakene, të gjithë pa dokumente.

Gjithashtu në bagazhin e veturës, janë gjetur të fshehur nën batanije edhe dy klanestinë të tjerë në moshë të re.

Shqiptari është arrestuar menjëherë, ndërsa 8 emigrantët do të kthehen në atdhe nga policia e kufirit./tvklan.al