Shqipëria vijon të jetë ndër vendet me shifrat më të larta të duhanpirjes. Ekspertët e fushës thonë se aktualisht numërohen 870 mijë përdorues, mes të cilëve edhe fëmijë të moshës 11 – vjeçare.

Cigarja e parë konsumohet që në klasat fillore.

Ekspertët thonë se baret nuk janë më vendet ku konsumohet më shumë duhan. Ligji i ndalon përdorimin e tij në ambiente të mbyllura, por ende ka shkelës të tij.

Për të paralajmëruar popullatën në lidhje me dëmet e shkaktuara nga duhani, nga 1 Janari i 2018 të gjitha paketat do shoqërohen me figura të sëmundjeve që kanë si shkak duhanpirjen.

Tv Klan