protein-rich-foods

Proteinat janë shumë të rëndësishme për të patur një jetë të shëndetshme dhe çdo ekspert e mbështet këtë fakt. Sipas Departamentit të Agrokulturës të Shteteve të Bashkuara, shumica e amerikanëve janë duke marrë proteina të mjaftueshme, por nuk po bëjnë zgjedhjet e duhura. USDA rekomandon që gjatë ditës të konsumohen proteina të ndryshme, si mish pule, peshk, fasule dhe bishtajore.

 

  1. Pas ujit, proteinat duhet të zënë vend të rëndësishëm në trupin tuaj. Një grua në moshë mesatare duhet të ketë rreth 46 gr proteina në ditë ndërsa një burrë me moshë mesatare këshillohet të ketë 56 gr proteina.
  2. Proteina ka një efekt termik në trup, pasi zgjat shumë për t’u tretur.
  3. Proteinat ndihmojnë për të balancuar sheqerin në gjak, duke parandaluar zgjedhjen e ushqimeve jo të mira.
  4. Konsumimi i vazhdueshëm i proteinave redukton dëmtimin e muskujve.
  5. Dietat bimore kanë në bazë të tyre proteina të mjaftueshme për aq kohë sa ju konsumoni bishtajore, fasule dhe produkte që përbajnë amino acid. Këshillohet që këto ushqime të mos konsumohen të gjitha në një vakt, por përgjatë gjithë ditës.
  6. Kajsitë e thata dhe avokado janë frutat më të mira nëse dëshironi të keni nivelet më të larta të proteinave.
  7. Perimet, si bizelet, spinaqi, brokoli dhe lakra janë mundësitë më të mira për të marrë proteina.
  8. Nuk duhet të konsumoni më shumë se 35 % proteina në ditë.
  9. Është e nevojshme që proteinat që konsumoni të shpërndahen në mënyrë të barabartë në trupin tuaj, ndaj duhet që në çdo kohë të konsumoni nga pak proteina. 10 gr proteina mund t’i merrni me vezë, arra ose të përdorni proteina pluhur. Nuk rekomandohet të konsumohet një mëngjes i “madh”

tvklan.al/v.h