vatikanPolicia italiane ka arrestuar një grup të dyshuar si terroristë të Al Kaedas.

Në një operacion në orët e para të ditës së premte kanë janë vënë në pranga 9 persona, ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim.

Gjatë përgjimeve të kryera janë ngritur dyshimet se ky grup kishte planifikuar kryerjen e një sulmi kamikaz në mars të vitit 2010 në selinë e shenjë në Vatikan.

Hetuesit kanë bërë të ditur me se për momentin nuk ka prova, por vetëm dyshime. Operacionet janë kryer në Olbia, Civitanova Marche, Bergamo, Roma, Sora e Foggia.

Baza e këtij grupi të dyshuar si terroristë ndodhet në Sardenja. Sipas policisë përgjimet e kreyra kanë zbuluar se familjarët e të arrestuarve kanë patur kontakte të drejtëpërdrejta me Osama Bin Laden, ish-liderin e Al Kaedas i vratë në vitin 2011.

Ky grup dyshohet se rekrutonte njerëz nga Pakistani dhe Afaganistani që më pas shpërndaheshin edhe në disa vende të Europës së Veriut.

Tv Klan