Katër persona u arrestuan nga policia e Përmetit në një aksion antidrogë të koduar “Fundjava”, ndërsa policia iu sekuestroi 88 kg kanabis sativa. Grupi i personave kryente transportin e transportin e lëndës narkotike, në formë të eskortuar me një mjet tjetër me qëllim për t’iu shmangur kontrolleve të policisë. 

Jurgen, Zhylien e Maldit Bezati si dhe Jurgen Bezati, si dhe Rei Çibuku, të katërt banues në Përmet, u kapën në rrugën nacionale Këlcyrë Përmet, pranë kthesës së Frashërit. Në automjetin që drejtohej nga Zhylien Bezati, u gjetën 10 pako të mbështjella me letër natriban, me 88 kg kanabis. Automjeti i mësipërm eskortohej nga një mjet tjetër i drejtuar nga Jurgen Bezati, ku ndodheshin edhe Maldit Bezati e Rei Çibuku. 

Ndërkaq në Vlorë, policia bllokoi një gomone 10 metra të gjatë me dy motorë me nga 250 kuaj fuqi. Skafi ishte nxjerrë nga vendi i qëndrimit në Orikum dhe dyshohet se do të transferohej në Zvërnec për të trafikuar lëndë narkotike. 

/ TV KLAN

***

Shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Përmet dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve  në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër  rast  të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Si rezultat i operacionit “Fundjava”, të zhvilluar  nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër, në rrugën nacionale Këlcyrë – Përmet, në vendin e quajtur “Kthesa e Frashërit”,  në automjetin me targa PR 0759 A, me drejtues Zhulien Bezati, janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër natriban, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 88 kilogramë. 

Automjeti i mësipërm shoqërohej nga  automjeti tjetër me targa AA 848 NC, në të cilin ndodheshin Jurgen Bezati, Maldit Bezati dhe Rei Çibuku. 

Në përfundim të veprimeve të para  hetimore të kryera nga Specialistët e seksionit të  Hetimit të Narkotikëve në  D.V.P Gjirokastër,  u bë  arrestimi në flagrancë i këtyre personave. 

Jurgen Bezati, 23 vjeç,  banues në fshatin Piskovë,  Përmet.

Rei Çibuku, 22 vjeç, banues në fshatin Piskovë,  Përmet. 

Zhulien Bezati, 27 vjeç, banues në fshatin Piskovë,   Përmet. 

Maldit Bezati, 24 vjeç, banues ne fshatin Piskovë,  Përmet.

Lënda narkotike dhe dy automjetet  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./tvklan.al