Për ata që bashkëpunuan, që qenë studentë të tij dhe për gjithë të rinjtë që sot këndojnë e luajnë muzikën e Çesk  Zadejës, kompozitorit i kushtohet një mbrëmje në 90 – vjetorin e lindjes. Nga gjinitë kompozicioanale të krijuara për filma, balete, orkestër, suita, poema vokale janë përzgjedhur më përfaqësueset. Ato do të dirigjohen nga Desar Sulejmani.

Koncerti simfonik vokal “Çesk Zadeja” përkon edhe me një zhvillim të ri për të ardhmen e Teatrit të Operas dhe Baletit. Takimi me atë që njihet si themeluesi i muzikës shqiptare është të enjten në Katedralen Orthodhokse. /TV KLAN