Në 90 vjetorin e krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj garantoi luftë pa kompromis ndaj korrupsionit me fondet  publike.

Në ceremoninë e organizuar në sallën e Kuvendit ku morën pjesë përfaqësues të auditimit të brendshëm dhe ndërkombëtar, Leskaj e vuri theksin tek pavarësia e KLSH-së.