bujar leskaj

Në 90 vjetorin e krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj garantoi luftë pa kompromis ndaj korrupsionit me fondet  publike.

Në ceremoninë e organizuar në sallën e Kuvendit ku morën pjesë përfaqësues të auditimit të brendshëm dhe ndërkombëtar, Leskaj e vuri theksin tek pavarësia e KLSH-së.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehu vullnetin e legjislativit për të garantuar më tej pavarësinë e këtij institucioni. Në mënyrë të veçantë ai vlerësoi ndihmën që KLSH – ja ka dhënë në procesin e reformës territoriale.

Gjatë ceremonisë kreu i shtetit Bujar Nishani përmes Sekretarit të Përgjithshëm i dorëzoi titullin “Për merita të veçanta civile” Presidentit të Gjykatës Austriake të Auditimit, Jozef Moser.

Tv Klan