987 shkolla të arsimit parauniversitar në të gjithë vendin kanë më pak se 30 nxënës në total. Për pasojë nxënësit grupohen në një klasë, duke krijuar kështu problematika në nxënien e tyre.

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla, në tryezën mbi decentralizimin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore në arsim, propozoi që këto shkolla të grupohen në bazë të afërsive .

Lindita Nikolla, Ministria e Arsimit:

Mos shpenzojmë paratë për të dërguar nxënësit apo mësuesit në një fshat të largët, por të shohim çfarë mundësish kemi që këto shkolla t’i rigrupojmë, t’i sjellim më afër. Sigurisht duke incentivuar këta nxënës dhe mësues, por duke mundësuar për nxënësit dhe mësuesit mësim cilësor.”

Ministri i Shtetit për çështjet vendore, Bledi Çuci kërkoi që të bëhët kujdes gjatë kalimit të kompencave drejt pushtetit vendor, në mënyrë që të mos krijohen hapsira dhe problematika në arsim.

Tv Klan