Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë në një fazë të re dhe alternativa e vetme që mbetet, është fqinjësia e mirë. Kështu e shikon presidenti i Kosovës Hashim Thaçi situatën mes dy vendeve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Thaçi shpreu besim se njohja e Kosovës nga Serbia do të ndodhë në një të ardhme jo të largët.

Por këto deklarata të presidentit e Kosovës, ngjallën reagimin e Beogradit zyrtar. Zv.kryeministri, njëherësh ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se Thaçi duhet të zgjohet nga gjumi pasi Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Ivica Daçiç

“Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova, me sa duket jeton në ëndërr dhe në një botë paralele”.

Edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç e la të hapur portën e dialogut me Kosovën, por sqaroi se fillimisht do të zhvillohet një diskutim i brendshëm në Serbi, për të përcaktuar më pas hapat për të ardhmen.

Tv Klan