Rreth 8 mijë banorët e fshatrave Zharrëz, Frashër dhe Sheqishtë nuk do të përballen më me përmbytjet e përvitshme gjatë sezonit të shirave. Kompania Bankers Petroleum në bashkëpunim me Bashkinë Patos po kryejnë pastrimin dhe rehabilitimin e Përroit të Zharrzës me një vlerë totale investimi që arrin në mbi 120 mijë dollarë.

Përroi nis nga rezervuari i fshatit Zharrëz dhe kalon përmes Frashërit e Sheqishtës. Vetëm gjatë shirave të dimrit të shkuar në këtë zonë u përmbytën mbi 200 shtëpi dhe 100 ha tokë. Ky investim i jep fund përmbytjeve që kjo zonë ka patur gjatë dekadës së fundit.  

Bankers Petroleum shprehet se mirëqenia e banorëve të zonave ku punon është një nga themelet e aktivitetit të saj. Përveç projekteve që kompania zhvillon vetë në komunitet, ajo vazhdimisht bashkëpunon me njësitë vendore për të mbështetur investime në përmirësimin e infrastrukturës, mjedisit dhe edukimit.

Tv Klan