Prodhuesit paralajmërojnë rritje të çmimit të bukës. Shkak për këtë shprehen se po bëhet kosto e energjisë elektrike. 

Furrat që përdorin pajisje frigoriferike për tregtimin e produkteve të tjera të brumit përjashtohen nga pagesa e reduktuar prej 7.6 leke për kilovat/orë. Subjekti tarifohet si një biznes normal, 14 leke për kilovat orë.

Prodhuesit kërkojnë ulje të çmimit të energjisë edhe për këtë kategori furrash buke.

Shoqata e Prodhuesve të Bukës këtë propozim ia ka drejtuar Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Ministrisë së Energjisë dhe asaj të Sipërmarrjes.

Tv Klan