Forcat RENEA, FNSH dhe policia e Tiranës janë përfshirë në një operacion masiv për kapjen e autorëve të grabitjes se 3.2 milionë dollarëve, të enjten e kaluar në Rinas. Operacioni zhvillohet në Vorë. 

Forcat RENEA po kryejnë kontrolle në një pallat, ku besohet se fshihen grabitësit.  Të enjten e javës së kaluar dy automjetet që transportonin lekët drejt aeroportit të Rinasit u grabitën nga të paktën 6 grabitës.

Aktualisht janë arrestuar në akuzën e shpërdorimit të detyrës, grupi shoqërues i parave të një kompanie private sigurimi dhe drejtori teknik i saj. /tvklan.al

Lajmi në përditësim…