Ata janë ndër aktorët më të dashur turq falë roleve të luajtura në serialin “Fate të Kryqëzuara”, ku edhe u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Nurgul Yesilcay ka komentuar konfliktin e tejzgjatur me bashkë-aktorin në serialin “Fate të Kryqëzuara”, Erkan Pettekkaya, rreth një muaj pas përfundimit të gjyqit mes tyre.

E pyetur nëse ka ndonjë mundësi pajtimi mes dy aktorëve të dashur, Yesicay tha se “në asnjë mënyrë s’do kem më punë me të.”

Yesiclay, e njohur si Gylserieni në serialin që transmetohet në Televizionin Klan, u tha gazetarëve se Pettekkaya (Xhihani) “shikoi se unë them gjithçka dhe u frikësua. Epo nëse ke frikë nuk do hedhësh një hap të tillë (padinë në gjykatë)”.

Pettekkaya e kishte paditur në gjykatë Yesilcayn për një intervistë të dhënë në median turke ku e akuzonte për presion dhe sjellje nënvlerësuese gjatë xhirimeve të serialit. Aktori i famshëm po ashtu pretendoi se Gylsereni e kishte fyer me mesazhe në telefonin e tij personal.

“Haberturk” tha se kjo çështje u mbyll në muajin shkurt pasi avokati i Pettekkaya tha se ai ka vendosur ta tërheqë padinë./tvklan.al