Sytë do të jenë në Meksiko Siti të premten, kur Federata Botërore e Futbollit, FIFA, do të vendosë për pranimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.

Emocionet janë të larta, pasi, vetëm dhjetë ditë më parë, Kosova është pranuar në Federatën Evropiane të Futbollit. Pranimi në UEFA është kushti i parë për anëtarësim në organizatën botërore të futbollit.

FIFA, 209-anëtarëshe, përfshin vende nga e gjitha bota dhe turneu i saj kryesor është Kupa e Botës, e cila organizohet çdo katër vjet.

Pranimi në FIFA do t’i hapte rrugën kombëtares kosovare që të marrë pjesë në kualifikimet për Kupën e Botës më 2018, të cilat nisin në shtator. /

tvklan.al