“Do të shohim”, kjo ishte përgjigjja e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, kur u pyet nëse do ta sulmonte Korenë e Veriut pasi Peniani pretendon se ka testuar me sukses një bombë me hidrogjen.

Komenti i Trump vjen pasi zyrtarët e inteligjencës amerikane thanë se nuk kishin asnjë arsye për të dyshuar se shteti i izoluar komunist kishte kryer një tjetër testim të armës vdekjeprurëse.

Koreja e Veriut pretendoi se kishte testuar me sukses një bombë me hidrogjen për një raketë me rreze të gjatë veprimi më 3 shtator.

Peniani dhe lideri Kim Jon Un kanë kërcënuar të shkatërrojnë Guamin, territor amerikan në Paqësor, ku gjenden instalacione të ushtrisë amerikane sëbashku me flotën bërthamore. /tvklan.al