Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi se në planetin shumë të largët, Pluton, fshihet një oqean i madh nën të, i ngrirë dhe në formë të zemrës.

Sipas shkencëtarëve kjo sasi është shumë herë më e madhe se sasia e ujit në Tokë. Zbulimi është botuar në revistën “Nature” dhe shumë besojnë se potencialisht mund të kenë kushte për jetë.

“Ky oqean, që me gjasa është i përzier me akull, shtrihet në 150 deri në 200 kilometra nën sipërfaqen e tij të akullt dhe është afro 100 kilometra i thellë”, kanë thënë shkencëtarët.

Këto zbulime janë bërë nëpërmjet analizave të informacioneve të mbledhura nga sonda kozmike e agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, e njohur me emrin New Horizons, e cila ka fluturuar afër Plutonit në korrik të vitit 2015./ tvklan.al