Gjalpi nuk ndikon në rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Disa shkencëtarë në Boston pasi kryen disa eksperimente te konsumimit të gjalpi çdo ditë nga 14 gram, dolën në rezultatin se gjalpi nuk ndikon tek sëmundjet dhe rrit rrezikun e vdekjes vetëm me 1%. Gjithashtu ata kanë thënë se gjalpi ka një efekt shumë të vogël në uljen e rrezikut nga diabeti.

gjalpi 1

Në studimet e fundit, shkencëtarët nga Universiteti “Tufts”, në Boston kanë analizuar rezultatet e nëntë studimeve të publikuara që nga viti 2005 deri më sot nga 15 vende, përfshirë SHBA, Britani e Madhe dhe Evropë.

Rezultatet janë bazuar në rreth 640 mijë të rritur me një moshë  mesatare mes 44 dhe 71 vjeç duke përfshirë më shumë se 28 mijë njerëz të vdekur, me 10 mijë raste të sëmundjeve kardiovaskulare dhe rreth 24 mijë raste të diabetit.

Duke i kombinuar rezultatet, studiuesit gjetën se përdorimi i përditshëm i gjalpit, rreth 14 gramë ose një lugë gjelle, ishte e lidhur më një rrezik të 1% më të lartë të vdekjes.

Konsumimi i gjalpit nuk kishte asnjë lidhje të rëndësishmë me ç’do lloj të sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë sëmundjet koronare të zemrës dhe goditjeve në tru.

Ndërkohë, studiuesit publikuan në “Daily Mail”: “Së bashku, këto rezultate  tregojnë se gjalpi në vetvete nuk lidhet me vdekshmëritë, sëmundjet kardiovaskulare ose diabetin”

./tvklan.al