Konsumimi i kafesë mund të përmirësojë shëndetin dhe të ndihmojë që të jetoni më gjatë, sipas një studimi të ri.

Në një studim të ri që përfshin from 20,000 individë, njerëzit që konsumonin të paktën katër filxhanë kafeje çdo ditë kishin 64% më pak shanse që të vdisnin në moshë të re në krahasim me ata që nuk pijnë fare kafe apo rrallë.

Sipas asaj që shkruan CNN, reduktimi i rrezikut vihej re më shumë kur njerëzit arrijnë moshën 45-vjeçare, duke sugjeruar që mund të jetë e rëndësishme që kafeja të konsumohet ndërsa mosha rritet.

Kafja gjithashtu mund të reduktojë rrezikun e shumë sëmundjeve, duke përfshirë atë të diabetit, sëmundjen e mëlçisë, kancerin e zorrëve, dhe atë të lëkurës.

“Kafja është e mbushur me antioksidantë”

, tha Joe DeRupo, një zëdhënës i Shoqatës Kombëtare të Kafesë. “Shumë prej tyre janë antioksidantë të natyrshëm që gjenden në kafe, ndërsa të tjerët krijohen gjatë procesit të pjekjes”.

Disa nga përbërësit që gjenden zakonisht në kafë janë gjithashtu të lidhura funksionimin e mëlçisë dhe reduktimin e inflamacionit./tvklan.al