Shumë prej nesh edhe pse në mund të konsumojnë një dietë me kalori të kontrolluar dhe të ushtrohen rregullisht, vijojnë që të mos humbim asnjë kilogram.

Mjekët në këto raste rekomandojnë menjëherë, që të kontrollohen nivelet e insulinës.

Kjo e fundit është hormoni që kontrollon si glukozën ashtu dhe yndyrnat në gjak dhe niveli i lartë i saj mund të bëjë të vështirë rënien nga pesha.

Rezistenca e insulinës është një gjendje mjekësore në të cilën insulina, hormoni i sekretuar nga pankreasi për të kontrolluar nivelin e glukozës në gjak, nuk po punon si duhet apo mjaftueshëm.

Insulina bëhet gjithmonë më pak efiçente në përpunimin e glukozës, që ne marrim nëpërmjet ushqimeve që i konsiderojmë të shëndetshme si buka, drithërat dhe frutat.

Kur insulina nuk vepron si duhet, trupi jonë detyrohet gjithmonë të prodhojë gjithnjë  e më shumë sasi të këtij hormoni, për të njëjtën sasi glukoze, që ne konsumojmë për të furnizuar muskujt dhe trurin.

Kur vjen puna në rënien në peshë problemi qëndron se sa më të larta janë sasitë e insulinës që qarkullojnë të trup, aq më e vështirë është të digjni yndyrnat.

Kjo do të thotë që nëse ju keni një gjendje të rezistencës së insulinës, edhe pse mund të konsumoni një dietë shumë të kujdesshme dhe të ushtroheni rregullisht, e nuk e keni të mundur që të humbisni peshë fizikisht.

Shkaktarët mund të jenë disa faktorë ndër të cilët, një dietë e lartë me karbohidrate, një jetë jo aktive, por dhe nga faktori gjenetik.

Por si mund ta kuptoni?

Turpi jonë tregon disa shenja të rezistencës së insulinës.

Lodhja është një nga shenjat, kjo është e dukshme në momentin që glukoza nuk dërgohet në qeliza ashtu siç duhet.

Shtimi i peshës në bark është një nga shenjat më të dukshme të rezistencës së insulinës. Insulinës  i pëlqen për të depozituar yndyrë në zonën e barkut, kjo është dhe është arsyeja pse gratë (dhe burrat) që vuajnë nga kjo gjendje kanë tendencës të kenë një bark të madh. Nëse një femër ka një bel me perimetër më shumë se 80cm, kjo mund të jetë shenjë se rezistenca e insulinës është e pranishme.

Mjekët theksojnë se rezistenca e insulinës është një gjendje mjekësore dhe si pasojë duhet të diagnostikohet dhe menaxhohet si e tillë.

Për këtë arsye duhen bërë analizat tek mjeku endokrinolog dhe të bëhen teste e tolerancës së glukozës./tvklan.al