Modelja Xenia Deli, e njohur në klipin e Justin Bieber “What Do You Mean” dhe në kopertinën e Playboy-t, u martua me një biznesmen në një ceremoni përrallore.

Dasma e modeles 26-vjeçare me biznesmenin Ossama Fathi Rabah Al-Sharif u realizua në ishullin e Santorinit dhe është cilësuar si një nga dasmat më të kushtueshme dhe më madhështore.

Biznesmeni egjiptian 62 vjeç thuhet se ka shpenzuar një milionë dollarë për këtë dasmë./tvklan.al