sere

Ky është njeriu më i shëmtuar në Zimbabwe, i zgjedhur në konkursin e përvitshëm që mbahet në vend, “Mr Ugly”.

Maison Sere, zuri vendin e parë, duke lënë pas 34 konkurentët e tjerë.

Por siç ndodh shpesh edhe në konkurset e bukurisë, vendimi i jurisë për të shpallur 42 – vjeçarin njeriun më të shëmtuar, u kundërshtua nga konkurentët e tjerë, pasi e konsideruan atë si më të pashëm seç duhet.

sere 2

Arsyeja, sipas tyre, është se e vetmja gjë e shëmtuar që Maison ka janë dhëmbët, por nëse qëndron serioz ai mund të konsiderohet edhe i pashëm.

Megjithatë, pavarësisht reagimeve, vetë “mbreti” i kësaj mbrëmje, aktualisht i papunë, falenderoi Zotin dhe jurinë për këtë çmim.

sere 1

Ndërsa organizatori David Machowa e konsideroi spektaklin si tepër të suksesshëm dhe tha se po planifikonte të mbante “Mr Ugly World”. /tvklan.al