Gazetari Blendi Fevziu e pyeti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj edhe për Klement Balilin, i cili prej më shumë se një viti është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.  

Fevziu:

Çfarë po ndodh me Balilin?

Xhafaj:

 Është në proces kërkimi dhe jemi fort të angazhuar.

Fevziu

: Keni kryer një operacion në Delvinë disa ditë më parë. Kishit informacione që ndodhej atje?

Xhafaj:

Kishim një dyshim.

Fevziu

Klement Balili ndodhet brenda territorit shqiptar, apo jashtë territorit shqiptar, sipas informacioneve tuaja.

Xhafaj

:

 Mbetet për t’u parë.

Fevziu

: Mendoni që mund ta kapni?

Xhafaj

: Mendoj se po.

Fevziu: 

A është Klement Balili realisht kaq i rrezikshëm sa është paraqitur, apo është edhe një mit i krijuar?

Xhafaj:

Përgjithësisht kjo çështja e grupeve ka një mit në Shqipëri, por ai është një

prej atyre grupeve kriminale që ka akuza konkrete dhe të rënda”

.

/tvklan.al