Prej vitesh në skenën e muzikës shqiptare, Soni Malaj ka spikatur gjithmonë për paraqitjen e saj shumë të kuruar.

Pavarësisht ndryshimeve që kanë ardhur me vitet, por dhe me tendencat e modës, këngëtarja është indentifikuar gjithmonë për flokët e saj të gjata të zeza pis.

Por ka vendosur të ndryshojë krejtësisht paraqitjen e saj, ish-anëtarja e jursë së “X-Factor Albania”, duke u bërë bjonde.

Foton Soni e ka postuar në profilin e saj në Instagram, kur veç habisë për paraqitje e saj të re, ka marrë dhe shumë komplimente nga fansat.

Artistja aktualisht po jeton në Tiranë së bashku me vajzën e saj Anna, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Mirko./tvklan.al