Kafeina është një nga substancat e cila ndihmon më shumë sportistët që të kryejnë aktivitetet e tyre më mirë dhe të stërviten më gjatë dhe më shumë. Si rezultat, sportistët profesionistë dhe amatorë shpesh e marrin atë si një ndihmesë “ergogjenike” që rrit performancën për një gamë të gjerë aktivitetesh. Këto përfshijnë stërvitje si futbolli dhe sportet rekreative, si vrapimi apo çiklizmi.

Por, ndërsa kërkimet më të mëdha i shohin efektet e kafeinës së pastër të marra nga pilulat, në botën reale shumica e njerëzve e marrin kafeinën e tyre nga kafeja, pjet energjike ose produkte të tjera.

Nëse pini një filxhan kafeje mund të sjellë një ndryshim në jetën tuaj? Përgjigja varet më shumë në genet tuaja, sesa te kafeja që pini.

Shkencëtarët mendojnë se kafeina ndikon në adenozinë kimike të trupit, e cila normalisht nxit gjumin. Kafeina lidh receptorët në tru që zbulojnë adenozinë dhe kështu e bën atë më vigjilente.

Por kjo gjithashtu mund të rrisë stimulimin e sistemit nervor qendror, duke e bërë aktivitetin fizik të duket sikur kërkon më pak dhimbje dhe lodhje. Në aktivitete me intensitet të lartë ajo mund të rrisë numrin e fibrave të përdorura në kontraktimet e muskujve, që do të thotë lëvizjet mund të jenë më të shpeshta dhe më të fuqishme./tvklan.al